E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, Haan provon formacionin anti Maltë

Kombëtarja Shqiptare po vazhdon përgatitjet për sfidën me Maltën të vlefshme për Eleminatoret e Botërorit Afriak e Jugut 2010-të.Mungesa e dy titullarëve në mesin e fushës i ka shkaktuar jo pak dhimbje koke trajnerit holandez të kuqezinjve Arie Haan. Megjithatë trajneri Haan po përgatit kurthin e tij për ndesgjen kundër Maltës. Kështu në seancën e djeshme stërvitore holandezi ka hedhur në fushë një skemë 4-4-2 ku mbrojtja ka qënë e përbërë nga Dallku e Beqiri në qëndër,në krahun e djathtë Vrapi dhe në të majtë Vangjeli. Ndërsa Debatik Curri është nxjerrë në repartin e mesit të fushës në rolin e shkatërruesit.Partner I kosovarit që luan në Ukrainë në mesfushë ka qënë edhe Andi Lila ndërsa repartin e kanë kompletuar Klodian Duro në të djathtë dhe Ervin Skela më pak i avancuar në mbështetje të dyshes sulmuese të formuar nga Erjon Bogdani dhe Besart Berisha. Përsa i përket portës dje Haan ka aktivizuar dy prej tre portierëve Beqajn e Ujkanin. Një tjetër sulmues që është në garë për nëj fanellë titullari është edhe shkodrani Hamdi Salihi i cili i ka shënuar Maltës në miqësore. Holandezi Haan ka qënë i fokusuar më shumë te reparti i prapavijës dhe ai i mesit të fushës duke kërkuar prej lojtarëve maksimumin e mundshëm.Ndërkohë që në stërvitjen e djeshme të Kombëtares ka ndikuar edhe moti që në Maltë është i paqëndrueshëm kun ë pak caste mund të jetosh çdo lloj stine. Seanca stërvitore ka nisur me një kohë pak a shum ëtë mirë,por vetëm pak minuta më pas fillon shi dhe erë e fortë por si për çudi dielli shfaqet sërish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›