E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardhja e emigrantëve, policia e Gjirokastrës në gatishmëri

Kjo Drejtori, ka hartuar një plan masash, ku pikat më të rëndësishme janë ato të akseve që shkojnë drejt pikave kufitare.

Shef i njësisë se qarkullimit rrugor, Xhemil Biraci, tha se ne akset kryesore te jugut si, Kakavijë -Sarandë, Kakavijë- Gjirokastër dhe Tepelenë –Përmet, është shtuar prezenca e policisë së qarkullimit dhe shërbimi është kthyer 24-orësh. Polica rrugore ndjek nga afër situatën dhe krahas punës për respektimin e rregullave te qarkullimit, këshillon drejtuesit e mjeteve për respektimin e sinjalistikës rrugore.

"Policia e qarkullimit ne rajonin e Gjirokastrës i ka kushtuar vëmendje të posaçme Qafës së Muzinës, si një segment problematik dhe i rrezikshëm për lëvizjen e mjeteve ne mot me bore, ngrica dhe akull. Në këtë aks po bashkëpunohet edhe me ndërmarrjen e rrugëve për të bërë pastrimin e tyre nga dëbora dhe për të hedhur kripë e skorje", tha Biraci, duke nënvizuar se gjatë gjithë periudhës së dimrit situata do të jetë nën kontroll të plotë. /Start/

                                                                                             2011-12-25 12:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›