Mijera imigrante qe punojne ne Athine shihen me zemerim
Ne kushtet kur ekonomia greke ndodhet ne prag te falimentimit dhjetra mijera imigrantet qe punojne ne Athine shihen me zemerim. Nje numer i madh grekesh fajesojne imigrantet per rritjen e ritmit te krimeve dhe papunesise ne vend. Grupe imigrantesh thone se autoritetet shpesh i injorojne madje edhe nxisin sulme raciste kunder tyre. Sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Henry Ridgewell nga Athina vrasja kohet e fundit e nje qytetari grek nga nje person i panjohur ka shkaktuar nje vale dhune kunder emigranteve ne mbare qytetin.
Imigrantet afgane Hafiz Muhamed dhe Sahil jane duke studjuar anglisht ne nje shkolle nate ne Athine. Ashtu sikurse qindra te huaj te tjere qe jetojne ne Greqi Hafiz kohet e fundit u sulmua nga turma njerezish kunder imigranteve neper rruget e Athines. Ai ka akoma ne sy shenjat e rrahjes.
Po shkoja ne shtepi. Kur po ecja pashe 6-7 vete qe po vinin perballe meje. Kur me pane nuk thane gje pastaj kur mu afruan filluan te me godisnin ne fytyre ne shpine ne koke ne te gjithe trupin.
Greqia eshte shume prane falimentimit. Ne kushtet e papunesise se madhe dhe masave te ashpera ekonomike mes grekeve po shtohet perhere e me teper zemerimi. Te huajt ne Greqi jane shpesh viktima te ketij zemerimi.
Kjo demonstrate e javes se kaluar ne Greqi eshte nje nga ato qe u kthyen ne te dhunshme. Megjithate nuk duket ndonje shenje e ndalimit te fluksit te imigranteve. Deri 300 vete ne dite perpiqen te kalojne lumin Evros qe ndan Greqine me Turqine per te shkuar ne vendet e BE-se. Qendrat e ndalimit jane te mbipopulluara prandaj shumica e imigranteve lirohen pas rreth dy ditesh.
Nasim Lomani vete immigrant afgan ka krijuar nje organizate qe mbeshtet imigrantet ne Athine.
Ata nuk gjejne dot pune nuk kerkojne dot as strehim politik jane pa dokumente. Prandaj ata jetojne neper rruge. Per te gjitha problemet e Greqise thuhet se eshte faji i imigranteve dhe ata po paguajne per kete. Kjo eshte situata reale.
Greqia thote se vendet evropiane duhet te bejne me teper per te ndihmuar Greqine nga fluksi i imigranteve. Shume greke si banori i Athines Nikolaos Sofos thone se vendi nuk mund te pranoje me teper imigrante te tjere.
Greket nuk e kane te lehte. Ata pagojne taksa kane shume shpenzime. Niveli i jeteses ka rene ne Greqi. - thote Sofos. Imigrantet qe vijne nga Pakistani Afganistani Bangladeshi jane te shumte dhe askush nuk mund ta kontrolloje situaten.
Sulmet kunder imigranteve ne Greqi u intensifikuan pasi ne muajin maj nje sulmues i panjohur torturoi dhe vrau nje shtetas grek. Te nesermen banda me elemente konservatore filluan te sulmonin imigrantet te cilet i mbajne pergjegjes per shtimin e krimeve dhe papunesise.
Imigranti afgan Lomani akuzon policine per arrestimin e imigranteve ndersa mbyll syte para dhunes se grupeve konservatore.
Hafiz dhe shoket e tij jane mes rreth 50 mije imigranteve qe presin pergjigje nga zyra e imigracionit per kerkesat qe kane cuar per strehim politik. Ai ka 5 vjet qe pret per pergjigje.
Ne nuk jemi te sigurte jemi ne rrezik. U larguam nga Afganistani per te shpetuar jeten tani shohim qe nuk jemi te sigurte por jemi te rrezikuar dhe mund te vdesim.
Ndersa qeveria greke perpiqet te beje shkurtime te metejshme te shpenzimeve emigrantet druhen se atmosfera armiqesore ndaj tyre mund te behet edhe me e rrezikshme ne muajt e ardhshem.