Mijëra manifestues në sheshin ''Tahrir'' kundër presidentit Morsi
KAJRO- Mijëra manifestues egjiptianë po grumbullohen në sheshin ''Tahrir'', në Kajro, ndërkohë që qindra të tjerë e kaluan natën aty, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit, Mohamed Morsi.
Ky manifestim organizohet me rastin e përvjetorit të parë të marrjes së postit nga Morsi, më 30 qershor 2012.
Manifestuesit kanë ngritur tenda dhe kanë përgatitur banderola armiqësore kundër tij, që do të vendosen në sheshin simbol të revoltave kundër ish-presidentit të rrëzuar nga pushteti, Hosni Mubarak, në vitin 2011.
Edhe në provinca të tjera të Egjiptit janë organizuar manifestime kundër Morsit.
Nga ana tjetër, simpatizantët e Morsit kanë organizuar një manifestim ulur në lagjen ''Nasr City'' në Kajro për të mbështetur legjitimitetin e presidentit islamik.
Nga përleshjet e dhunshme mes grupeve, që nga e mërkura, kanë vdekur tetë persona, përfshirë një qytetar amerikan.
(e.m/BalkanWeb)