Konflikti i pronësisë, digjet banesa në Komunën Farkë. Policia nis hetimet
TIRANË- Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme në Mjull-Bathore të Komunës Farkë.
Fatmirësisht në banesë nuk banonte njeri, ndërkohë që nga hetimet paraprake, policia dyshon se zjarri të jetë vendosur për shkak të konflikteve të pronësisë që pronari mund të ketë me autorët e zjarrvënies.
Forcat e zjarrfikëses të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje kanë mundur të shuajnë flakët.
Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)