E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera mbeshtetes te Vellazerise Myslimane ne protesten e te Premtes se Zemerimit

Masakra e para dy diteve ne Egjipt, nuk i ka stepur perkrahesit e ish presidentit Morsi. Mijëra mbeshtetes të Vëllazërisë Myslimane u perfshine ne protesten e quajtur marshimi i së "Premtes së Zemërimit". Ndonëse Vëllazëria Myslimane kishte deklaruar se protestat e inicuara "ne shenje revolte e zemerimi" do te ishin paqesore dicka e tille nuk ka ndodhur. 
Vellazeria Myslimane deklaron se  25 viktima, mbeten te vdekur per pak minuta ne qender te Kajros. BBC raporton 38 viktima, kurse sipas agjensise se lajmeve REUTERS, numri i te vdekurve deri ne keto momente ka arritur ne 50 viktima. Destinacioni tradicional i mbledhjes se mbeshtetesve te Morsit, pikerisht sheshi Tahrir eshte i rrethuar me tela me gjemba dhe pengesa hekuri. Grupet ushtarake ne detyre jane te autorizuara te hapin zjarr per te mbrojtur veten dhe pronat publike e institucionet. Mediat raportojne se ne Kajro degjohen vazhdimisht te shtena armesh.
Autoritetet vazhdojne te apelojne permes medias vizive qe njerezit te qendrojne larg zonave ku po zhvillohen protestat. Sipas BBC, protesta ishte paqesore derisa nje makine policie u qellua me gure dhe policet u perleshen me protestuesit e mbledhur. Situata devijoi shpejt dhe doli krejtesisht jashte kontrollit kur u perdor gazi lotsjelles dhe armet e zjarrit nga forcat e rendit.
Diplomatet e BE kane paralajmeruar se do te mblidhen ne nje takim gjate dites se hene, jashte cdo parashikimi per te diskutuar pershkallezimin  e situates dhe vijimesine e operimit per dhunen ne Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›