Mijëra njerëz, drejt detit për të larë mëkatet
Mbi 5 mijë automjete, kanë hyrë breda një ditë për të kryer ritin e ditës së Shën Marisë në Plazhin e Divjakës duke shënuar dhe fluksin më të madh të pushuesve. Në këtë ditë, me mijëra besimtarë nga vendi dhe me banim jashtë vendit kanë hyrë në det për të kapërcyer dallgët, të cilat simbolizojnë për të larjen e mëkateve, të kryera gjatë një viti.
Peligrinazhi i përvitshëm është mbajtur në mbikqyrjen dhe të forcave të shumta të policisë, të cilat patrullojnë përgjatë vijës bregdetare, për të mos lejuar kalimin e automjeteve në territorin e plazhit.
Besimtarët orodoksë të Korçës dhe rrethinave të saj kanë kremtuar festën e Shën Marisë, që sipas besimit ortodoks, është dita kur nëna e Jezu Krishtit, Shën Maria, nisi rrugëtimin drejt Parajsës. Liturgjia hyjnore është mbajtur në Kishën e Shën Marisë, në Boboshticë, që daton në shekullin e 14, ku besimtarët janë lutur para ikonës së Shenjtores dhe kanë kënduar së bashku himne për Perëndinë dhe birin e tij Jezu Krishtin.
Pas përfundimit të ritualeve fetare, të pranishmit, të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, e kanë vazhduar festën në lokalet e fshatit turistik të Boboshticës, që dallohet për kuzhinën tradicionale dhe rakinë e manit. Pas Krishtlindjes dhe Pashkës, festa e Shën Marisë është festa më e rëndësishme e kalendarit ortodoks.