Sfilatë mode në plazhin Tropikal
Një mbrëmje gala kushtuar modës e modelingut, ka dëfryer pjesëmarrësit në mjediset e plazhit Tropikal në Durrës.
Ishte agjensia e Modës “Aurela Style” që prezantoi 25 modele të rinj, vajza dhe djem, që dëshirojnë t’i përkushtohen modës. Krahas krijimit të një atmosfere festive në plazh për pushuesit dhe adhuruesit e modës, ky aktivitet sipas organizatorëve synonte promovimin e të rinjve përmes një agjencie të specializuar në lëmin e modës. Përreth pesë orë nën sytë dhe duartrokitjet e publikut në sallë, krijuesit prezantuan tendencat e fundit të modës. Por në formen e një party vere, në këtë mbrëmje fashion, nuk munguan edhe këngëtarë të njohur për publikun, që ndezën edhe më tej atmosferën mes turistëve në plazhin e Durrësit.