E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra protestues dënuan arrestimet dhe terrorin serb (Video)

(E plotësuar) “Bujanocin do ta ruajmë”, “Bujanoci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Poshtë regjimi i pasardhësve të Milloshevicit”…, këto ishin vetëm disa afishe dhe brohoritje që u dëgjuan e u panë në protestën e sotme gjithpopullore në sheshin “Skenderbe” të Bujanocit, raporton agjencia, Presheva Jonë .

Dacici nuk e kurseu as familjen e komandant Lleshi, për ta realizuar spastrimin etnik, por këtë kurrë nuk do ta pranojnë qytetaret e Luginës pasi qe Lugina ka edhe shumë komandant Llesha tjerë, tha. Jonmuz Mulsiu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit para mijëra qytetarëve të cilët mbanin pllakate në duar me mbishkrime “Dacici djali i Milloshi-stop diskriminimit”- etj..

Ndërsa, kryetari Komunës së Buajncoit Shaip Kamberi në vazhdim ju drejtua masës së tubuar në sheshin “Skendere” duke pohuar se “Ivica Dacic nuk e ka hesapin e mire, pasi qe shqiptari me dhune nuk sprapset por behet edhe me i bashkuar edhe më i fortë. Dacici dje përdori gjithçka pasi qe arrestoi edhe qytetare qe janë ne liste për këshilltarë, prandaj nga këtu u themi se të gjithë jemi terroriste dhe le të vije e të na arrestoj të gjithëve , nëse mundet..”. Njëkohësisht njeriu i parë i Bujanocit Shaip Kamberi para masës ka pohuar se do të alarmojë OSBE-në, OKB-në, BE-në dhe organizmat tjera në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë preventive e dhunës serbe dhe pengimit të eskalimit të situatës në rajon.

Ndërsa Galip Beqiri nga KNSH e mori fjalën i cili pohoi se aksionet e fundit janë një veprim shumë i egër i Ivica Dacicit, një luftë e pa kompromis që vështirë ta parashikojmë se ku do të përfundoj… Në vazhdim fjalën e mori kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në vazhdim duke dënuar arrestimet e djeshme në Bujanoc ai pohoi se “Nëse Beogradi ka vende për ku t’i fus 120. 000 shqiptaret e Luginës se Preshevës le të urdhëroj e te na arrestoj të gathëve se nuk e kemi ndërmend të lëvizim nga tokat tona…”

Kurse lideri i UDSH-së z. Rahmi Zulfiu theksoi se me këtë protestë dhe deklaratën e tre kuvendeve shqiptare ne dëshmuam se nuk kemi ndërmend te biem ne ndikim te kërcënimeve te Ivica Dacicit dhe se ne do te qëndrojmë këtu përgjithmonë…”

Protesta e sotme në Bujanoc u ndoq përveç nga forca të mëdha policore dhe ushtarake në sheshe publike dhe të maskuara në qorrsokakë edhe nga përfaqësues të msioneve ndërkombëtare dhe ambasadës së SHBA-së dhe botërore në Serbi dhe përfaqësues të shumta të medieve shqiptare, serbe dhe të huaja, njofton Presheva Jonë.

Lugina kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve

Më heret në seancën e jashtëzakonshme të tri kuvendeve shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pjesëmarrësit kanë pohuar se aksioni i djeshëm i xhandarmërisë serbe ka shkelur procedurat edhe normat ligjore, me qëllim të krijimit të frikës dhe konfuzionit në mesin e popullatës shqiptare.

Kuvendi konsideron se praktikat e tilla janë në shërbim të politikave ditore të shtetit, që dëshmojnë mungesën e vullnetit politik dhe për t’u ballafaquar me të kaluarën e errët serbe, transmeton Presheva Jonë.

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës apelojnë tek autoritetet e Beogradit që ta ndalin politikën antishqiptare, ndërsa kërkojnë ndërhyrje ndërkombëtare si masë preventive për pengimin e eskalimit të situatës në rajon.

Duke kërkuar nga popullata shqiptare gjakftohtësi dhe maturi, Kuvendi fton qytetarët që t’i përgjigjen në mënyrë masive zgjedhjeve te 6 majit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›