E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti, Kadilli: Dakord me zgjidhjen parlamentare Eva Gjura



Mazhoranca e ka mirepritur propozimin e ambasadorit te OSBE-se, i cili sugjeron kufizimin e imunitetit edhe pa u prekur ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta. Deputeti i PD-se, Fatbardh Kadilli, shprehet per "Koha Jone" se reduktimi i imunitetit eshte nje detyrim qe klasa politike ka para qytetareve te vet. Ai ka theksuar se "qendrimi ndaj imunitetit eshte prova e nderit per politiken, por jane socialistet ata qe paturpesisht e refuzojne prej 8 vitesh, sepse Partia Demokratike ka kerkuar kufizimin e tij ne 2004-n, kur ishte ne opozite". Per deputetin e mazhorances, mjafton te kete vullnet politik per te respektuar rekomandimin e Komisionit te Venecias dhe ceshtja e imunitetit zgjidhet edhe pa u prekur Kushtetuta. "Ka nje rekomandim te Komisionit te Venecias qe ne 2006-n qe jep nje zgjidhje parlamentare mjafton qe te votohet me 3/5 dhe kapercehen pengesat, qe krijojne dispozitat e kodit te procedures penale", - eshte shprehur Kadilli. Deputeti i demokrateve eshte shprehur se problemi nuk qendron tek mazhoranca, por tek opozita. "Socialistet le te tregojne qe qendrojne ne anen e moralit politik qe kerkon shoqeria. Le te provojne qe jane sinqerisht mbeshtetes per te mundesuar hetimin dhe ndeshkimin e korrupsionit. Imuniteti ne turperon kolektivisht", - tha Kadilli. Ne kuader te luftes kunder korrupsionit, mazhoranca dhe kryeministri Berisha jane shprehur te gatshwm per heqjen e imunitetit. Sipas PD-se heqja e imunitetit mund te behet sic e kerkon Komisioni i Venecias. Kryeministri para pak ditesh eshte shprehur se "qeveria eshte e gatshme te votoje heqjen e imuniteteve, qofte me ligjet organike sic rekomandon Komisioni i Venecias, qofte me ndryshimin e Kushtetutes per imunitetet sic kerkon opozita". E rendesishme per PD eshte fakti qe zyrtaret e larte, deputetet, gjykatesit e te gjithe ata qe sot perdorin si mburoje imunitetin te jene te barabarte me gjithe te tjeret para ligjit. Sipas tij, mazhoranca eshte gati per te votuar heqjen e imunitetit, por kreu i PS-se, nuk e deshiron nje gje te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›