Kosova dhe Serbia duhet te normalizojne marredheniet

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi ne aeroportin e Prishtines ne Kosove se Gjermania deshiron komunikim te hapur ndermjet Kosoves dhe Serbise qe qeveria e Kosoves ne bashkepunim me misionin EULEX te angazhohet per rend dhe ligj dhe Serbia te shuaje strukturat paralele ne Kosove.
Gjate nje konference te shkurter per media pas nje takimi qe zhvilloi me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Gjermania eshte nje nder shtetet e para qe e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe sipas saj Kosova si nje shtet demokratik dhe multietnik do te jete nje kontribut per te ardhmen e paqes ne rajonin e Ballkanit.
Ne Kosove duhet te sundoje rendi dhe ligji
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne perpjekje per te larguar barrikadat e serbeve ne rruge u lenduan edhe ushtare gjermane
Une sot e thashe se sa eshte i rendesishem zhvillimi i Kosoves ne menyre qe Kosova te behet shtet i forte demokratik ku sundon rendi dhe ligji dhe ku do te angazhohet per te luftuar fenomenet negative si krimi i organizuar dhe korrupsioni. Bashkepunimi me misionin EULEX eshte shume i rendesishem dhe ky bashkepunim nuk duhet te mbetet vetem ne leter tha kancelarja Merkel.
Kancelarja gjermane foli edhe per situaten ne veri te Kosoves ku ushtaret gjermane te KFOR-it ne perpjekje per te larguar barrikadat e serbeve ne rruge u lenduan disa here madje se fundi dy ushtare u plagosen me arme zjarri nga protestuesit.
Serbia nuk duhet te kete struktura paralele ne Kosove
Ne bisedat tona me Serbine e kemi bere te qarte se cfare deshirojme ne raport me Kosoven ne kuader te permiresimit te marredhenieve. Duhet te gjenden mundesite per tregti te lire ndermjet Kosoves dhe Serbise te gjenden mundesite per nje bashkepunim nderkufitar dhe jemi te angazhuar qe Serbia ne Kosove te mos kete struktura paralele. Kete e kam thene ne Serbi dhe sot e thashe ketu se cfare presim nga Kosova e cila duhet te angazhohet qe te kete komunikim te hapur me Serbine tha kancelarja Merkel.
Ajo tha se ka akoma pune per tu bere ne ndertimin e nje shteti ligjor ne Kosove sikunder mbetet pune per tu bere per marredhenie me te mira ndermjet Kosoves dhe Serbise. Sipas kancelares Merkel Gjermania deshiron ta jape kontributin e saj dhe ne kete mes ajo falenderoi ushtaret gjermane qe jane duke dhene kontributin e tyre ne Kosove.
Lidhur me situaten ne veri kam biseduar edhe me presidentin serb Boris Tadic dhe i kam kerkuar qe te gjenden forma te normalizimit te marredhenieve me Kosoven. Ne kete linje edhe palen kosovare e kam lutur qe te jape angazhimin e saj ne kete drejtim ne menyre qe mbetemi ne kontakt te vazhdueshem me Serbine dhe presidentin Tadic. Ne deshirojme qe me ushtaret tane ne kuader te KFOR-it si dhe me perfaqesuesit tone ne misione civile te angazhohemi ne menyre qe Kosova te jete me e sigurt. Angazhimi i ushtareve gjerman ne Kosove nuk eshte i lehte tha kancelarja Angela Merkel.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci.
Kryeministri Thaci nga ana e tij siguroi kancelaren Merkel se Kosova do te permbushe te gjitha detyrimet e saj duke qene e vendosur qe te mbylle historine e konflikteve dhe te hape kapitullin e zhvillimit. Sipas tij Kosova do te jete e perkushtuar ne dialog me fqinjet ne kete mes edhe me Serbine dhe sipas tij dialogu eshte zgjidhja e vetme per permiresimin e raporteve me Serbine por qe ky dialog te marre vleren e vertete duhet te zbatohen te gjitha marreveshjet e arritura me Serbine.
Thaci Une perulem para ushtareve gjermane qe i sherbejne paqes ne Kosove.
Une sot perulem para ushtareve gjermane qe i sherbejne paqes ne Kosove dhe u uroj atyre qe u lenduan ne veri sherim dhe shendet tha kryeministri Thaci.
Kancelarja gjermane Angela Merkel mberriti ne aeroportin e Prishtines afer ores 11. Ajo u prit nga kryeministri Hashim Thaci me nje ceremoni te larte shteterore me pranine e gardes ceremoniale.
Kancelarja Merkel e cila viziton Kosoven per here te pare zhvillon biseda edhe me shefin e misionit EULEX Xavier Bout de Marhack dhe perfaqesuesin special BE-se ne Kosove Fernando Gentilini. Nje takim te vecante e ka rezervuar me komandantin e KFOR-it gjeneralin gjerman Erhard Drews.Te gjitha keto takime jane te mbyllura per media. Gjate rruges nga aeroporti deri ne kryeqytet perreth rruges qendronin nxenes te shkollave fillore duke valevitur famuj gjermane dhe te Kosoves ne shenje mikpritjeje dhe falenderimi per ndihmen e Gjermanise ndaj Kosoves. Po ashtu rruget e Prishtines jane mbushur me fotografi te kancelares dhe me flamuj gjermane duke krijuar keshtu nje atmosfere vertete mikpritese per kancelaren gjermane Angela Merkel.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica