E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera shqiptare nga te gjitha trevat festojne ne Tirane

Mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse kanë zgjedhur Tiranën për të festuar 28 nëntorin, festën e të gjithë shqiptarëve. Pjesë të veshjeve të tyre janë pa dyshim edhe simbolet kombëtarë, qeleshet, shallët, bluzet e tjerë.

Grupe të ndryshme, ansambli të këngëve dhe valleve popullore i kanë shtuar gëzimin dhe harenë kryeqyetit.

Nuk ka munguar as radha e gjatë për të parë armët origjinale të heroit tonë kombëtar Skendërbeut të cilat janë të ekspozuara në Muzeun historic Kombëtar.

Atmosfera festive dhe përjetimi i kësaj ditë nga të gjithë shqiptarët po ndiqet dhe po përcillet edhe nga mediat e huaja po edhe ato kosovare.

14:20: Nis shpërndarja e tortës së pavarësisë
Ka nisur në kryeqytet shpërndarja e tortës historike të pavarësisë në prnai të kryeministrit Sali Berisha, Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrit të Kosovës HashimThaci,kryebahskiakut Basha dhe perosnalitetve të tjera.

Torta historike e pavarësisë është një nga gjërat që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vizitorëve të cilët u afruan pranë shkallëve të teatrit kombëtar të operas dhe baletit që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa qytetarët përvec urimit për pavarësinë nuk kanë nguruar të shprehin krenarinë e të qënit shqiptar.

Tirana në këtë 28 nëntor përvecse kuq e zi, ka qenë edhe kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Policia masa për festimet:
Aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë kanë sjellë në Tiranë dyndje të qytetarëve nga rrethe të tjera por edhe nga Kosova e Diaspora, të cilët i janë bashkuar kryeqytetasve në këtë ditë festive.
Sikurse ishte paralajmëruar 1090 forca policie kanë nisur zbatimin e planit të masave për bllokimin e Sheshit Skënderbej dhe akseve të tjera, në shërbim të mbarëvajtjes së aktiviteteve.

Shërbimet policore janë angazhuar edhe për lëvizjen e delegacioneve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Sipas policisë, zbatimi i këtij plani masash ka gjetur mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët duket se kanë kufizuar lëvizjet me mjetet e tyre.

Ceremonitë në Tiranë
11:00 Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI”
13.00 Ceremoni vendosje kurorash në Monumentin “Nënë Shqipëri”
14.00 Dreke e shtruar nga Kryeministri për nder të të ftuarve
15.30 Parada e forcave te armatosura ne Sheshin Skenderbej
Paraqitet forca nga Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura.

17.30 Përurimi i Monumenti te Pavarësisë, Parku Rinia
18.30 Koncert Jubilar “Rrugetimi i Kombit” në Pallatin e Kongreseve.
19.45 Koncert në Sheshin “Nënë Tereza”
20.30 Pritje Zyrtare në Pallatin e Brigadave dhënë nga Presidenti i
Republikës Bujar Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›