E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani pret kryeministrin hungarez Orban

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur në takim Kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban. Kreu i Shtetit vlerësoi lart mbështetjen e palëkundur të Hungarisë gjatë gjithë historisë së vendit tone, si dhe në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Nga ana e tij, Kryeministri hungarez u shpreh se vendi i tij ka mbështetur dhe vazhdimisht ka ngritur zërin në mbështetje të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zoti Orban shprehur bindjen se Hungaria do të vazhdojë të luajë rolin e saj në realizimin e këtij objektivi që përbën perspektivën për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›