E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Hungari bashkepunim historik mes dy vendeve

Nuk mund të mungonte edhe pas 100 vitesh mbështetja e Hungarisë ndaj shtetit shqiptar. Kryeministri Viktor Orban, në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare vunë theksin tek bashkëpunimi historik mes dy vendeve.

“Lidhjet me dy kombeve janë shekullore. Lidhjet me Skënderbeut me Uniadhin dhe betejat për liri janë thesar i çmuar për dy kombet. Por shqiptarët duhet ta dinë se në tokën hungareze 100 vjet më parë u mor vendimi ndërkombëtar për pavarësinë e Shqipërisë, u mor në kështjellën e Sekretarit të Shtetit Kontit Hadik, i perandorisë austro-hungareze, që organizoi takimin në kështjellën e tij me ministrin e jashtëm të perandorisë”- informoi Berisha, i cili shtoi se vizita e Orban bën akoma më të madhe mirënjohjen dhe miqësinë për shekullin tjetër të pavarësisë dhe 100-ra vite të tjera.

Nga ana e tij kryeministri hungarez shprehu urimet më të mira për 100 vjetorin e shtetit shqiptar dhe theksoi se e shikon të ardhmen e të dy vendeve në Bashkimin evropian.

“E dimë se c’kënaqësi është kur një shtet feston pavarësinë, sidomos 100 vite. Mendojmë edhe për të ardhmen, jo vetëm për të shkuarën. I thashë edhe kryeministrit se Hungaria në bashkëpunim me Shqipërinë e shikon të ardhmen në BE. I dimë pengesat gjatë 20 viteve. E ndjekim si po zhvillohet vendi. Mendoj i bindur se dy vendet do jenë fituesit më të mëdhenj të Europës në të ardhmen”- theksoi ai.

Kryeministri Orban mbërriti ne Tiranë, me ftesë së kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›