E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhet tek monumenti Nena Shqiperi

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur me nderim prane “Nënës Shqiperi”

Me pas shefi i qeverisë dha një deklaratë të shkurtër për mediat:
”Lavdi të rënëve të kombit tonë! Nder përjetë familjeve të tyre”
Homazhe kane zhvilluar edhe kreret me te larte te Republikes se Kosoves.
Presidentja Atifete Jahjaga, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaci, por dhe Albin Kurti lideri i Lëvizjes ”Vetëvendosja” i shoqëruar nga deputetë të kësaj force politike.

Të pranishëm gjatë ceremonisë së zhvilluar në monumentin ”Nënë Shqipëri” ishin edhe personalitete të huaja, të ftuar të veçantë për festën e 100 vjetorit të Pavareësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›