E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nobel” për paqen, fitues disidentë

Kandidat kryesor për çmimin “Nobel” për paqen, këtë vit, janë një disident kinez dhe një rus, deklaruan dy vëzhgues të njohur norvegjez për dhënien e çmimit. Ky vit shënon përvjetorin e 60-të të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

"Ai është disidenti kinez më i njohur i kohëve të fundit", deklaroi Toennesson, i cili theksoi se tani që Lojërat Olimpike mbaruan vëmendja mund të përqendrohej në Kinë.

Fituesi i çmimit të paqes për vitin 2008, do të shpallet në 10 tetor, ndërsa shuma për çmimin është 1,5 milionë dollarë.

Ekspertët, autoritetet dhe shtëpitë botuese spekulojnë çdo vit se kush do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz, megjithëse shpesh herë nuk arrijnë ta gjejnë meqenëse Komiteti
suedez ''Nobel'' prej pesë anëtarësh nuk i zbulon emrat e kandidatëve.

Emrat e disa kandidatëve publikohen nga personat që i kandidojnë ata, megjithëse komiteti nuk e përkrah këtë nismë.

"Çmimi këtë vit do t'i jepet një disidenti kinez", parashikoi Stein Toennesson, kreu i Institutit të Kërkimeve Ndërkombëtare për Paqen në Oslo, i cili u shpreh se kandidati i tij kryesor do të ishte aktivisti kundër SIDA-s ambientalisti kinez Hu Jia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›