E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dasma e Figaros", ne skene nga studentet e arteve

Stina Koncertore e Pranveres u ngerthye me provimet e diplomes se studenteve te Akademise se Arteve, duke ngjutur ne skene nje prej operave me te zeshme te Moxartit. "Dasma e Figaros" nen nje version krejt tjeter nga sa eshte shfaqur deri me sot ne skenen shqiptare, u ngjit ne skenen e madh te Akademise, si nje provim i studenteve qe diplomohen kete vit.

Perkrah studenteve te cilet me kete shfaqje kurorezojne studimet e tyre 4 vjecare ne Akademine e Arteve, nje prej interpretuesve ne opera ishte edhe Sindi Mamaqi. Studion per kanto ne vitin e trete por kjo se pengoi aspak te shfaqej denjesisht ne skene mbremjen e djeshme. Qene duartrokitje te merituara ato te djeshmet per keta studente te cilet perballuan kete shfaqje qe kerkon jo pak pjekuri artistike madje me shume dinjitet e duke percjelle jo pak emocione tek publiku ne salle. Nje nder kryeveprat boterore qe mban vulen e kompozitorit Moxart, "Dasma e Figaros" kete here mund te thuhet me plot goje se mban vulen e studenteve te akademise te cilet te udhehequr nga pedagoget e tyre munden te sjelljellin nje version dinjitoz te kesaj opere. Sikunder ka pohuar pak kohe me pare rektori i Akademise se Arteve, Petrit Malaj, Stina Koncertore e cila ka nisur prej kohesh ne skenen e koncerteve te akademise, perkon edhe me kete "stine provimesh" per studentet. E keshtu, provimet e tyre jane krejt te hapura per publikun, duke shenuar perballjet e verteta me ata qe pergjate karrieres se tyre do i ndjekin. Sipas Malajt ne nje interviste te paradokohshme, "Ky eshte nje synin i yni, qe te gjithe provimet e studenteve te jene te hapura per publikun qe shfaqjet e tyre te shkojne aty ku duhet. Pasi ata dai ata dalin nga kjo Akademi per te qene artistet e se nesermes ne skenat shqiptare". "Dasma e Figaros" si nje shfaqje diplome e ketyre studenteve u duartrokit jo pak mbreme. Ndersa interpretuesit e kesaj opere te suksesshme ne te gjitha skenat e botes, u snga Orkestra Filharmonike e Akademise se Arteve e drejtuar nga dirigjentet e ardhshem e skenave edhe me te medha te Shqiperise dhe jo vetem, pasi prej akademise sone kane dale nje sere personalitetesh artistike qe famen e tyre e kane rrokur ne teatrot me prestigjioze te botes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›