Dorezohet nje i dyshuar per ngjarjen
Nje person i cili deklaroi mbreme ne policine e Prishtines se eshte baba i nje prej autoreve te atentatit ne banesen e familjes Thaci, eshte dorezuar prane autoriteteve te rendit. Lajmi u be i ditur nga nje komunikate zyrtare: "Ne stacionin policor Qendra ne Prishtine, eshte paraqitur nje qytetar i cili ka deklaruar se eshte prindi i te dyshimtit i cili ka qene i perfshire ne incidentin ne shtepine e Kryeministrit te Republikes se Kosoves Hashim Thaci". Policia tha se se bashku me qytetarin, (babai i te dyshimtit Faslli Sejdiu 19 vjec) kane shkuar ne shtepine e tij ne Prishtine dhe e kane shoqeruar te dyshuarin ne mjediset policise. "I dyshuari, Faslli Sejdiu 19 vjec, eshte i plagosur ne krahun e djathte me arme zjarri", tha policia. Nga hetimet e para, dyshohet se Sejdiu kishte shkuar ne nje shtepi ne lagjen Arberi per te kryer vepren penale te vjedhjes dhe sipas tij ai nuk kishte pasur njohuri se shtepia ne fjale eshte e Kryeministrit te Kosoves. Gjate kohes sa kishte qene duke tentuar te hyje ne brendesi te shtepise ai ishte qelluar me arme zjarri dhe i plagosur ka ikur nga vendi i incidentit. "I dyshuari eshte arrestuar dhe do t'i ofrohet trajtimi i nevojshem mjekesor", konfirmoi policia e Prishtines.