E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikronezia njohu shtetin e Kosovës

Prishtinë, 6 Dhjetor, 10:14, NOA - Mikronezia njohu sot shtetin e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës.

I ngarkuari i përhershëm me punë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Mikronezisë, Jeem Lippëe, ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,  Skënder Hyseni, se Mikronezia ka njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Deri më tani Kosovën e kanë njohur gjithsej 53 shtete. Shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA ditë më parë paralajmëroi se në muajin dhjetor do të pasojnë njohje të reja për Kosovën.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›