Ivanko: Më 9 dhjetor mbaron Polica e UNMIK-ut

Që nga 9 dhjetori në Kosovë më nuk do të ketë Polici të UNMIK-ut, ngase në tërë territorin e saj punët policore do ta marrin përsipër pjesëtarët e EULEX0-it, ka deklaruar zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexandër Ivanko.Ai po ashtu ka shtuar se misioni i OKB-së është i interesuar që, sa më shpejqë t të jetë e mundur, të zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të tij.Ivanko ka shpjeguar se policët e tashëm të UNMIK-ut që vijnë nga shtetet evropiane nuk do të largohen nga Kosova - por, rreth 2.000 sish do ta ndryshojnë uniformën dhe do të kalojnë në shërbimin policor të EULEX-it.