Solana: EULEX nis punën në 9 dhjetor
Bruksel -Shefi i Diplomacisë Evropiane Javier Solana deklaroi sot, se misioni i Bashkimit Evropian EULEX në Kosovë, do të fillojë të shtrijë mandatin e tij me 9 dhjetor. Deklaratat e Solanës, u bënë pas informimit të situatës në Kosovë, nga komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Kees Klompenhower se EULEX-i tashmë është në fazën e tij operacionale.
"Misioni do të jetë kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe për forcimin e institucioneve shumë etnike nga të cilat do të përfitojnë të gjitha bashkësitë në Kosovë"-deklaroi Solana.
EULEX është misioni më i madh civil BE-së, me stafin prej 1300 ndërkombëtarëve dhe 500 punonjësve lokalë.
Ky mision synon ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës për çështje që kanë të bëjnë me reformën dhe përgjegjësinë në polici, pavarësinë juridike dhe kontrollin e doganave.
Ky mision fillimisht është planifikuar të zgjasë për dy vjet, por pritet të veprojë në Kosovë.
Gjatë pasdites së sotme, Solana do të takohet në Pragë me të dërguarin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Pieter Feith.