E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekë: Filloi Haxhi i përvitshëm

Mekë, 6 Dhjetor, 10:16, NOA - Në Arabinë Saudite  në qytetin Meka ka filluar Haxhi i përvitshëm i besimtarëve të konfesionit Islam.

Autoritetet saudite kanë bërë të ditur se kanë angazhuar rreth 100 mijë vetë të kujdesen për sigurinë dhe rendin.

Rreth dy milionë myslimanë nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në haxhin, i cili zgjat pesë ditë. Gjithashtu edhe nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë Hercegovina marrin pjesë një numër i madh i besimtarëve të konfesionit islam.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ndërsa Kurani thotë se të gjithë myslimanët janë të obliguar ta kryejnë të paktën një herë gjatë jetës nëse janë të aftë fizikisht dhe nëse kanë mundësi.

Ky tubim madhështor që bëhet një herë në vit, dallohet nga ibadetet apo lutjet tjera që bëjnë pjesë në shtyllat apo konditat e fesë islame - nga namazi, nga zeqati dhe nga agjërimi - sepse ky tubim madhështor organizohet në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë për të gjithë muslimanët e botës.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›