Miku i Ramës, Frederic Miterand: “Kam shkuar me pagesë me djem të rinj”

Edi Rama shpalli me të madhe kryerjen e një interviste me Frederic Mitterrand, duke e konsideruar një intelektual të famshëm dhe ish-ministër Kulture. Por ajo që nuk i tha publikut Edi Rama është fakti se miku i tij i hershëm Frederic Mitterrand është bërë edhe më i famshëm sepse është një homoseksual i deklaruar që mediat franceze e kanë akuzuar publikisht për pedofili
Edi Rama postoi në rrjetin social Facebook një foto që shoqërohej me shënimin e takimit: “Në radion France Inter me intelektualin e famshëm, ish-Ministrin e Kulturës së Francës Frederic Mitterrand.” Në fakt, Frederic Mitterrand është një intelektual i famshëm dhe ka qenë ish-ministër i Kulturës së Francës. Ajo që nuk na tha Edi Rama se Frederic Mitterrand është bërë edhe më i famshëm sepse është një homoseksual i deklaruar që mediat franceze dhe e kanë akuzuar për pedofili. Mediat kanë lexuar autobiografinë e tij, të quajtur “La Mauvaise Vie”, Jeta e keqe, ku në disa pasazhe të librit të dedikuar jetës së tij 66 vjeçari, që përpara se të ishte një ministër kishte një karrierë brilante si regjisor dhe kishte bashkëpunuar me televizionin e homoseksualëve francezë Pink TV, në të cilën ka rikujtuar aventurat seksuale jashtë vendit dhe sidomos në Tajlandë ku kishte qejf të “paguante djem për të bërë seks”. Në pasazhet me kontroverse të autobiografisë së tij, Mitterrand tregon për tërheqjen për “të rinjtë që prostitutohen në rrugët e Tajlandës” dhe deklaron se njeh “detajet e pista” që rregullojnë tregun seksual. “Të gjithë ato rituale të tregut të rinjve, të tregut të skllevërve më eksitonin shumë – shkruan Mitterrand në autobiografinë e tij – bollëku i të rinjve shumë joshës dhe të disponueshëm me jepnin një dëshirë”. Dhe në fund rrëfimi: “Kam pasur zakon t’i paguaj djemtë”. Gjithashtu kur libri u botuan, disa gazetarë e pyetën Mitterand se çfarë kuptonte për “djem” dhe ministri i Kulturës tha se u referohej burrave dhe nuk kish pasur asnjë eksperiencë me fëmijë. Sipas tij homoseksualiteti është i ndryshëm nga pedofilia. Miterand është detyruar të mbrohet me pas nga akuza për turizëm seksual në Tajlandë. Ai ka thënë se ka shkuar vetëm me djem që kanë qenë dakord të paguhen për shërbimin. Për të këtë autobiografi si e djathtë ashtu edhe e majta franceze e kanë akuzuar për vepra të pamoralshme mikun e Edi Ramës, Frederic Mitterand.