E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan – Bajern, luftë nervash

Italianët e Milanit dhe gjermanët e Bajerni Munihut do të përballen ditën e martë (ora 20:45) në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Në katër takimet e cerekfinaleve janë dhe tri fituesë të tjerë të trofeut më të rëndësishëm për klubet.
Milani dhe Bajerni, të cilët kanë fituar së bashku dhjetë kurora kontinentale janë takuar midis tyre sezonin e kaluar në raundin me nokaut, ku Milanin fitoi me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Skuadra bavareze pas fitores në "Alianz Arena" me Shalke 04 do të jetë në "San Siro" pa dy figura te rendesishme: portjerin Kahn dhe mesfushorin holandez, Van Bomel, të dy të pezulluar. Milani i beson magjisë së Kakasë për të triumfuar ndaj mbrojtjes së Lucios dhe kompani, ndërsa Bajern Munih mendon pse jo dhe për revanshin pas humbjes 1-4 sezonin e kaluar.
Bajerni i Munihut përmes drejtorit të tij të përgjithshëm, Karl Heinc Rumenige është ankuar për arbitrin e ndeshjes, rusin Juri Baskakov, duke kujtuar faktin se sezonin e kaluar ishte rusi Valentin Ivanov ai që vendosi fatin e rezultatit 4-1 në fitoren madhështore të Milanit. Atëherë drejtuesit e klubit gjerman e konsideruan gjykimin e rusit si katastrofik. "Jemi të befasuar, që një rus pa shumë eksperiencë të gjykojë këtë takim, pas asaj që ndodhi vitin e kaluar. Shpresoj se kësaj radhe gjykimi të mos jetë negativ", citohet Rumenige nga mediat italiane.
Tetë cerekfinalistet e Ligës së Kampioneve nuk humbën në ndeshjet e fundjavës: pesë fitore dhe tre barazime. PSV Eindhoven, fituesi i vitit 1998 do të jetë përballë pesë herë kampioneve të Europës, Liverpulin, që arriti në fundjavë një fitore e jashtëzakonshme e Liverpulit 4-1, ndaj një rivali si Arsenali. Sulmuesi shtatlartë, Krauc me tre golat e tij paralajmëroi PSV Einhoven dhe trajnerin e saj, Ronald Koeman për sfidën e vështirë. Trajneri Koeman u kërkoi lojtarëve të tij të harrojnë sa më shpejt rezultatet e varfëra në kampionat dhe ti përkushtohen plotësisht aventurës së tyre në Ligën e Kampioneve.
Të mërkurën, Roma do të presë në shtëpi Mancester Junaitid që synon të realizojnë "hat-trick" në Ligën e Kampioneve.
Ne Romë, Mancester Junajtid udhëton me një avantazh të lehtë, ndërkohë që Toti dhe shokët e tij i kujtojnë Fergusonit se dhe Lion ishte favorit me skuadrën e Romës, por ishin francezët ata që u eliminuan. Celsi do të presë Valencian. Skuadra londineze është e vetmja që nuk ka arritur kurrë në finale, por ka arritur të jetë tri herë rresht në katër sezonet e fundit në gjysmëfinale. Roma (1984), Valencia (2000 dhe 2001) nuk arritën të kapërcenin pengesën e fundit.

Anceloti: "Vendoset në Munih"

Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti në konferencën e djeshme për shtyp në prag të ndeshjes me Bajernin, pohoi se kualifikimi nuk varet kurrsesi nga ndeshja e parë. "Në raport me ndeshjen kundër Romës, duhet të luajmë me shumë dëshirë dhe me më shumë nerv loje. Duhet të mendojmë për një rezultat të mirë nëse duam të rrisim shanset tona të kualifikimit, të cilin unë e mendoj se do të vendoset në ndeshjen e kthimit".

Hitcfeld: "Fiton më i hekurti"

Otmar Hitcfeld i ka idetë e qarta përpara sfidës Milan-Bajern: "Kahn dhe Van Bomel mungojnë, por ne kemi futbollistë të tjerë të nivelit të lartë. Nuk më interesojnë statistikat midis Milanin dhe Bajernit. Do të fitojë kush do të ketë nerva të hekurta. Në sulm kemi Makajin, një lojtar më eksperiencë të madhe dhe që di se ku janë pikat e dobëta të Milanit. Kaka? Nuk është e lehtë të ndalësh një nga lojtarët më të mirë në Botë".

Precedentët Milan-Bajern

Milani ka fituar në katër takime të diskutuara në "San Siro" kundër Bajernit. Në sezonin 1967-1968 kuqezinjtë fituan 2-0 në gjysmëfinalen e ardhjes të Kupës së Kupave. Në 1989-1990, skuadra e Sakit fitoi 1-0 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, ndërsa në fazën e grupeve të sezonit 2002-2003 Milani fitoi 2-1. Në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve gjatë sezonit të shkuar, Milani fitoi 4-1. Milani është kualifikuar tri herë.

Milan-Bajern, formacionet e mundshme

Milan: Dida; Odo, Nesta, Maldini, Jankulovski; Gatuzo, Pirlo, Ambrozini, Sedorf; Kaka; Gilardino.
Bajern Munih: Rensing; Sanjol, Lusio, Van Buyten, Lahm; Salihamidzic, Ottl, Hargreaves, Schveinstaiger; Makaay, Podolski.
Gjyqtar: Yuri Baskakov (Rusi)

Gjysëmifinalet
Shorti i 9 marsit në Athinë përcaktoi edhe rrugën që do të ndjekin tetë ekipet drejt finales. Gjysmëfinalet do të luhen më 24/25 prill dhe 1 /2 maj. Fituesi i ciftit Milan-Bajern do të përballet me fituesin e Roma-Mancester, ndërsa fituesi i Celsi-Valencia me triumfuesin e PSV-Liverpul.

Finalja
Finalja do të luhet në Stadiumin "Olimpik" të Athinës, më 23 maj 2007. Kryetari i Bashkisë së Athinës, Nikitas Kaklamanis morri në dorëzim trofeun e Ligës së Kampioneve nga dora e presidenti të UEFA-s, Mishel Platini, pas dorëzimit simbolik në Selinë e UEFA nga sulmuesi i Barcelonës, Ludovik Zhyli.

LIGA E KAMPIONEVE
CEREKFINALET

E martë, 3 prill:
Milan - Bajern Munih
2.00 3.15 3.50
PSV – Liverpul
2.85 3.00 2.40

E mërkure, 4 prill:
Roma - Mancester J.
2.70 3.00 2.50
Celsi – Valencia
1.65 3.30 5.25

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 10-11 prill. Finalja do të luhet në Athinë më 23 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›