Berisha, tani sulmuesi i parë i Hamburg U-23

ASA (Albania Sport Agency)- Besart Berisha po bën një hap prapa në karrierën e tij si futbollist profesionist, pasi tashmë ai do të bëjë pjesë në formacionin amator të Hamburgut. Gjithsesi lojtari i Kombëtares shqiptare e ka pritur me entuziazëm këtë lëvizje. "Ky laj është për mua si një dhuratë ditëlindjesh", është shprehur Berisha, i cili pritet të luajë në Ligën Rajonale kundër St.Paulit.
"Më në fund unë do të grumbulloj më shumë praktikë lojë dhe kjo do të më ndikojë për mirë të ekipi profesionsit". Suluesi shqiptar, i cili nuk po aktivizohet në Bundesligë, e vlerëson si një mundësi të mirë aktivizimin e tij të rregullt me amatorët. Më 29 korrik Besart Berisha do të mbushë 22 vjec.