E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, 35 milionë plus Huntelar për Ibrahimoviç

Merkato

Milani po mendon vërtet për Zlatan Ibrahimoviç. Të paktën sipas “El Mundo Deportivo”, është gati për një ofertë të rëndësishme: 35 milionë euro, plus Huntelar ose Borrielo. Klubi katalanas ka nxjerrë në merkato sulmuesin suedez, pas një sezoni jo të kënaqshëm, të cilin e ka përfunduar në pankinë në garat decizive, dhe tani pret të gjejë ofertën e duhur për t’u larguar. Lojtari është i zhgënjyer nga ardhja e David Vijës dhe rrezikon që vitin e ardhshëm të qëndrojë më shumë në pankinë në krahasim me sa qëndroi në sezonin që sapo u mbyll. Një kthim në Milano do t’i pëlqente dhe sigurisht nuk do të ishte një problem, pasi ka luajtur me Interin kur kishte shkuar pas aktivizimit te Juventusi, në vitin e Calciopolit. I vetmi problem i mbetur është rroga e tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›