Reali e Murinjo, jokorrektë me mua
Manuel Pelegrini nuk e ka pritur mirë shkarkimin e tij nga Real Madridi, edhe pse me shumë mundësi e priste. Një ditë pas lajmërimit zyrtar të presidentit Perez, trajneri kilen nuk kursen sulmet dhe nuk mungojnë thumbat ndaj pasardhësit të tij, Zhoze Murinjo. “Kam ardhur këtu me shpresa të mëdha dhe krenari për të drejtuar skuadra, thotë Pelegrini në një intervistë të tij. Për fat të keq, nuk munda të bëj atë që doja dhe kam pasur probleme që nga fillimi i sezonit, mosmarrëveshje brenda klubit. Kam kërkuar që Shneijder e Roben të qëndronin, sepse i konsideroja lojtarë shumë të rëndësishëm. Por askush nuk më ka dëgjuar për këtë. Siç ka thënë Vinsente Del Boske (ish-trajneri i Realit dhe aktualisht i Kombëtares spanjolle), ky klub nuk tregon respekt për rolin e trajnerit.
#