Milan Baloteli eshte ne nivelin e Shevcenkos

Shtatë gola për Mario Balotelin, ashtu si për Andri Shevçenkon dikur. Milanit i ka rënë llotaria me sulmuesin e ardhur nga Siti që ka barazuar rekordin e ukrainasit, arritje që i përket 13 viteve më parë.
Në gjashtë ndeshje për ngjyrat kuqezi deri tani, Baloteli ka shënuar 7 herë dhe skuadra e Alegrit ka fituar në këtë periudhë më shumë pikë edhe sesa kryesuesja Juventus.
Tashmë, jo vetëm një vend në Champions, por edhe kualifikimi direkt për në grupe nëpërmjet vendit të dytë në Serinë A.
Atë që po bën ai, nuk e kanë arritur lojtarë të shquar të së kaluarës si Nordal, Rivera, Van Basten, Roberto Baxho apo Ibrahimoviç.
Trajneri i Italisë, Prandeli, gjykon se Baloteli është pjekur dhe se po e shfrytëzon rastin e madh që po i jepet tek Milani.
Forca e tij psikologjike nuk diskutohet, pasi ka marrë përsipër të gjitha penalltitë dhe nuk ka humbur asnjë. Deri më sot, ka dërguar në rrjetë 8 penalltitë e gjuajtura në Itali dhe 13 në total në karrierë, përfshi edhe atë ndaj Anglisë në Euro 2012.