Kavani mund te largohet per 70 milione euro

Do të duhen 70 milionë euro për të marrë Edinson Kavanin. Kështu mendon Napoli për lojtarin kryesor të tij dhe për shënuesin më të mirë të Serisë A.
Lojtari nga Uruguaj ka shënuar 20 gola deri tani në ligën italiane dhe kërkohet nga klubet kryesore në botë si Real i Madridit, Çelsi apo Mançester Siti sa për të përmendur disa kandidatë.
Por, pas largimit të argjentinasit Laveci gjatë verës së kaluar, drejtuesit napolitanë po mendohen mirë. Tek Napoli gjithçka do të varet nga shitja ose jo e Kavanit. Nëse sulmuesi ikën, milionat e fituara do të përdoren për të blerë lojtarë të tjerë, ndërsa nëse qendron, skuadra do të vazhdojë të ndërtohet rreth tij.
Napoli shpenzoi 17 milionë euro për ta marrë 26-vjeçarin që cilësohet si një nga 10 lojtarët më të mirë të botës aktualisht.