E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Milan Camp Junior Tirana” përzgjedh 5 më të mirët

Dean Lici, Mikel Brahlika, Erli Çupi, Alketo Gjipali e Andriko Gurma do të stërviten në “San Siro”

e asaj shqiptare”, - thotë Marko Skembri, menaxheri i përgjithshëm i “Milan Camp Junior” kudo në botë.

Surprizat
Kompania më e madhe shqiptare e telefonisë celulare, AMC, një nga sponsoret e “Milan Camp Junior Tirana” dhe që kishte sjellë përmes saj 90 fëmijë në këtë aktivitet dhuroi për 10 fëmijë një “çantë”. “Paketa kishte shumë dhurata brenda, një telefon ‘Nokia’, një numër ‘Albakarta’ dhe ‘Ëhat’s up”, - tha përfaqësuesi i AMC-së, Jorgos Papadakis.
Edhe Banka Amerikane e Shqipërisë kishte “zarfin surprizë” të saj. “Për dhjetë fëmijë Banka Amerikane ka hapur nga një llogari ‘Futura’. Secilit i kemi dhuruar nga 500 euro, të cilët ia kemi vendosur në llogarinë përkatëse, të cilët mund ta përdorin pasi të mbushin moshën 18-vjeç”, - tha Lorenco Ronkari, presidenti i Bankës Amerikane, i cili u shpërndau fëmijëve edhe një certifikatë me numrin e llogarive.
“Mikel Bhahlika, është një nga djemtë që e kanë justifikuar punën në akademi dhe ka qenë shumë i avancuar përsa i përket nivelin teknik e ushtrimet koordinatave. Është një djalë inteligjent dhe me bonsens për futbollin, çka e bëri atë të dallohej edhe nga stafi i Milanit. Të përzgjidhesh ndër pesë më të mirët është jo vetëm një fat për Mikelin, por dëshmon edhe nivelin e seriozitetin e përgatitjes në akademinë tonë ”, - thotë Eduard Zhupa, ish-zëvendëstrajner i ekipit Kombëtar U-21 dhe drejtor i Akademisë “Zhupa”.
Trajneri i njohur i moshave pranë klubit Dinamo, Aleko Bregu, thotë se “Milan Camp Junior” nuk ishte vetëm një eksperiencë e bukur për fëmijët, por dhe për trajnerët shqiptarë, pavarësisht se ata shërbenin edhe në rolin e përkthyesit dhe koordinatorëve midis trajnerëve italianë e fëmijëve. “Eksperienca ime ishte e mrekullueshme, pasi pamë disa gjëra të reja, sidomos në trajtimin e punës me fëmijët. Trajnerët italianë u përqendruan më shumë te psikologjia e punës me fëmijët, duke i lënë ata të lirë të shpreheshin, për të parë sesi reagonin ata në ushtrime dhe pa ndihmën e trajnerit, duke mos i automatizuar veprimet, por duke i lënë rrugë më shumë iniciativës edhe krijimtarisë së vetë fëmijëve”.
“Milan Camp Junior Tirana” do të rikthehet sërish në vit me pas në Tiranë, pasi sponsori zyrtar “Taçi Oil International” e sponsoret e tjerë të aktivitetit kanë nënshkruar një kontratë trevjeçare me Milanin, klubin legjendar italian.

5 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›