E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Cassano transferohet në shtëpi


Milano, 5 nëntor NOA - “Cassano është mirë, operacioni përfundoi me sukses. Duhen të paktën 24orë vëzhgim dhe me shumë mundësi ditën e dielë do të transferohet në shtëpi”, - kanë qenë këto fjalët e Nereo Bresolin, neurologu primar i Poliklinikës në Milano, që ka asistuar në operacionin e drejtuar nga profesor Carminati.
“Lojtari nuk ka pësuar asnjë dëm të mëtejshëm – shpjegon Bresolin -. Tani do ti nënshtrohet kontrolleve periodike me një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh”.
r.b/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›