Vazhdon dueli ne distance mes Realit dhe Barcelones
Reali i Madridit synon të ruaj perfeksionin në fushën e tij, si e vetmja mënyrë për të mbajtur vendin e parë në Primera Divizion. “Merengesit”, që I kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në Bernabeu, kanë humbur vetëm një ndeshje në këtë kampionat, atë ndaj suprizës Levante. Reali fitoi 2-0 në fushën e Lionit gjatë mesjavë, duke siguruar të drejtën për të luajtur në 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Kristiano Ronaldo shënoi dy golat në francë, duke arritur kuotën e 100 golave me fanellën e Realit në 105 ndeshje të luajtura që kur u ble nga Mançester Junajtid. Kundërshtari I radhës është Osasuna dhe e vecanta është se ndeshja do të luhet në mesditë. Madrilenët duhet t’ia dalin mbanë pa brazilianit Marselo dhe Kaka që ndodhen në infermieri ashtu si dy mbrojtësit anësor Koentrao dhe Arbeloa. Osasuna ndodhet në zonën e lartë të renditjes, por në muajin shtator u mund 8-0 nga Barcelona.
Barça, që renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se Reali do të udhëtojë për në Bilbao, ku e pret atletiko e drejtuar nga trajneri argjentinasi Marselo Bielsa. “Nuk kam punuar kurrë me të, por kam repskekt të jashtëzakonshëm për punën që ka bërë me Argjeninën dhe Kilin,” – deklaroi leo Mesi për bashkëatdhaterin. Barcelona është e vetmja skuadër pa humbje në kampionatin spanjoll.
Ndërkohë, Sevilja synon të harrojë disfatën ndaj Granadës, teksa do të vizitojë Majorkën, në ndeshjen që hap javën e 11-të në Spanjë. Të shtunën luhet edhe Betis-Malaga, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera luhen të dielën. Atletiko e Madridit, pasi fitoi thellësisht ndaj Udinezes në Europa Ligë do të luaj derbin e vogël të kryeqytetit ndaj getafes, skuadra që mbyll klasifikimin në Primera Divizion.