E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça 89 barazon me Besën

Takimi i zhvilluar të premten në Pejë ndërmjet Besës dhe Trepçës ’89, e hapi xhiron e trembëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Mirëpo, Besa ia ka dal që ta stopojë kandidatin për titull të kampionit, Trepçën ’89, e cila nuk ia doli ta fitojë më shumë sesa një pikë nga kjo përballje.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0, dhe në përgjithësi ekipet kanë aplikuar një lojë monotone. Por, duhet theksuar se dhe referimi në këtë takim ishte kontraverz, pas gjyqtari kryesor, Artan Hoxhaj, të dyja ekipeve ua ka anuluar nga një gol. Fillimisht, Hoxhaj ia anuloi një gol Trepçës ’89 në minutën e 60-të, derisa tre minuta më vonë edhe Besës.

Me këtë pikë, mitrovicasit janë ngjitur në kuotën e 23 pikëve, kurse Besa i ka tubuar 18 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›