Milan, ide e çmendur: Del Piero
Milano, 5 nëntor NOA - Është ndryshuar strategjia.
Fushata e blerjeve për forcimin e ekipit të Milanit gjatë merakos së janarit pritej të vinte në mesfushë duke parë dëmtimet e Flamini në fillim dhe më pas të Gattuso.
Emri qarkullonte prej shumë kohësh dhe flitje për Montolivo.
Megjithatë idetë ndryshuan kjo për dy arsye, e para Nocerino dhe Aquialni po shfaqin një formë të mirë së bashku me Ambrosinin; e dyta padyshim ndalimi i Cassano.
Në këtë mënyrë drejtuesit kuq e zinj janë përqendruar tek sulmi dhe ideja e çmendur e tyre është për të sjellë Del Pieron në Milano.
Një marrëveshje e tillë është menduar duke parë dhe hapësirat e pakta që po gjen kapiteni legjendar i bardhë e zinjve tek Juventusi.
Megjithatë për Alex duhet thënë se është tepër e vështirë që të shohë veten në fanellën e ndonjë skuadre tjetër italiane përveçse “Zonjës së Vjetër” dhe tratativa është tepër e ndërlikuar.
r.b/NOA