E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 8-të e superligës nis me fitoren 3-1 të Pogradecit ndaj Laçit

Java e tetë e kategorisë superiore do të zhvillohet në tre ditë. Takmi i zhvilluar sot në stadiumin GjorgjiKyçyku hapi këtë javë, takim i cili përfundoi me fitoren 3-1 të pogradecarëve. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekuara, ndërsa në 45 minutat e dyta shënohen katër gola. Në minutën e 48-të Jorgo Çipi shënon golin e parë për pogradecarët. Në minutën e 67-të Eminhazeri dyfishon për vendasit dhe tre minuta nga përfundimi kohës së rregullt Çela shënon golin e tretë për Pogradecin. Ndërsa laçjanët me anë të shkodranit Vucaj shënojnë golin e nderit në minutë e tretë shtesë. Me këtë fitore pogradecarët shkojnë në kuotën e 10 pikëve ndërsa laçjanët mbesin 12.

Java  e 8-të

Të premten

POGRADECI LAÇI 3-1

Shënues: Çipi 48, Eminhazeri 67, Çela 87/ Vucaj 93

Të shtunën

KAMZA SHKUMBINI  (14:00)

VLLAZNIA BYLIS    (16:00)

Të dielën

KASTRIOTI TOMORI  (13:00)

FLAMURTARI APOLONIA  (13:00)

TEUTA DINAMO  (14:00)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›