E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në fund të sezonit, Hidink kthehet në Rusi

Gus Hidink do të qëndrojë në krye të Çelsit deri në fund të sezonit. Kjo është konfirmuar nga presidenti i bluve të Londrës, Brus Bak, i cili hodhi poshtë të gjitha spekulimet se puna e holandezit në "Stemford Brixh" mund të vazhdojë. "Hidink erdhi te ne dy muaj më parë, duke pranuar të punojë përkohësisht, për t‘i bërë një nder mikut të tij, Abramoviç", tha ai. "Spekulimet erdhën prej punës së tij të mirë, por Gus do të largohet në fund të sezonit. Trajneri i ri? Kur të kemi marrëveshje do t‘u themi emrin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›