E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan Mexes vjen ne qershor

Philippe Mexes, në fund të këtij sezoni, do të lërë Romën për tu transferuar tek Milani.

Për mbrojtësin francez është gati një kontratë 4-vjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon.

Në merkaton e janarit ka pasur kontakte midis dy klubeve për Mexes, por më pas gjithçka u shty. Tashmë lojtari do të transferohet tek Milan me parametra zero.

Pas shtatë vitesh me klubin e kryeqytetit italian, Mexes nuk do të veshë më fanellën verdhekuqe.

Zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje do të bëhet në javët në vazhdim.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›