E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi kampion, feston titullin e Superiores

Laçianët në delir: Skuadra
e tyre e zemrës shpallet
kampione e Kategorisë së Parë,
duke fi tuar edhe të drejtën për
t‘u rikthyer në sezonin e ardhshëm
në Kategorinë Superiore.
Ata mundën 7-5 në shtëpi Naftëtarin
(e rënë nga kategoria).
Në ceremoninë e dorëzimit të
trofeut të kampionatit ishte i
pranishëm presidenti i FSHFsë,
Armand Duka e zyrtarë të
lartë lokalë. Edhe Skënderbeu
(e kishte pushim këtë javë për
shkak se kalendari e vuri përballë
Tërbunit të përjashtuar)
u ngjit në Superiore. Kastrioti
(vendi i tretë) e Gramozi (vendi
i katërt) do të diskutojnë
ndeshje play-out me dy ekipet
e Superiores, që do të renditen
në vendet 9-10. Nga Kategoria
e Parë ranë Naftëtari e Tërbuni,
ndërsa në "play-out"
me dy skuadrat të renditura
të dytat në Kategorinë e Dytë,
Mamurrasi e Vlora, do të luajnë
Bilisht Sport e Pogradeci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›