E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon presidentin austriak, Fischer: Domosdoshmëri zgjedhjet e lira e të ndershme

VJENË- Gjatë vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, kryesocialisti Rama është takuar me presidentin Austriak Heinz Fischer. Lajmin e publikon vetë kreu i selisë rozë nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter.

Rama e cilëson një mik të mirë të shqiptarëve presidentin e Austrisë.
“Një takim i paharrueshëm me një zotëri të madh, Presidentin austriak Heinz Fischer, mik i mirë i Shqipërisë që më mikpriti si s'ka më mirë”, shkruan Rama. 

Mësohet se gjatë këtij takimi Rama e ka njohur presidentin austriak me Programin për një ‘Rilindje Shqiptare’.

Nga ana e tij Fischer ka thënë se për Shqipërinë janë domosdoshmëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Ndërsa Rama nga ana e tij, ka theksuar se bashkëpunimi me Austrinë është faktor i rëndësishëm për zhvillimin. Ai premtoi se pas 24 qershorit, nëse e majta fiton zgjedhjet do krijojë një klimë të mirë për biznesin dhe investitorët e huaj.

"Bashkëpunimi me Austrinë është faktor i rëndësishëm për zhvillimin. Ftesë investitorëve austriakë për në Shqipëri. Pas
24 qershorit, qeveria e majtë do krijojë një klimë të mirë për biznesin”, ka thënë Rama.

Më herët Rama ka njoftuar për një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier objekt i bisedës, cilësuar prej tij si e frytshme ishin zgjedhjet dhe KQZ.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vjenë, Rama drekë me Sekretarin e OSBE Zannier: Po diskutoj për zgjedhjet!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›