E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan, asnjëherë kaq keq që nga koha e Terim

Milan më i keq nuk shihej që nga epoka e Terim dhe duke parë se si shkoi mandati i tij në pankinën kuqezi (u shkarkua dhe u zëvendësua nga Ançeloti në nëntor), i shkreti Leonardo sigurisht që nuk mundet të qëndrojë shumë i qetë. Pika e rrëmbyer me dhëmbë në Bergamo, me një Atalantë me dhjetë lojtarë për gati një orë, nuk i nxjerr nga kriza dhe i detyron, pas fiks një muaji e gjysmë, të rishikojnë planet dhe ambiciet. Gjithçka në këto 7 javë kampionat është për t‘u harruar (2 fitore, 2 humbje e 3 barazime) dhe e ardhmja nuk duket se do të jetë shumë rozë. Në fakt, pas gjithë kësaj, Milani do të duhet ta marrë vërtet shumë seriozisht, sepse mes 18 dhe 21 tetorit Ronaldinjo me shokë do të duhet të përballen me Romën (në San Siro) dhe në Champions me Realin e Madridit (në Bernabeu). Dy sfida të komplikuara, por të cilat nuk duhen humbur. Në dy javë, Leonardo do të duhet të gjejë mënyrën për të rimarrë në dorë skuadrën, ta nxjerrë nga kriza dhe ta ridizajnojë të ardhmen e kuqezinjve. Pra, duke zgjidhur problemet për të cilat ka folur me ndershmëri Nesta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›