E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi më i shtrenjtë në botë, me ar e diamante

Në stadiume është gjithnjë e më rrallë që dikush të marrë topin e shkelmuar nga ndonjë futbollist i famshëm. Kjo, për faktin se stadiumi është i mbushur me kamera në çdo cep dhe askush nuk dëshiron të bëjë figurë të keqe. Por, tashmë ka dalë në skenë edhe topi më i shtrenjtë në botë. Ai është krijuar nga disa argjendarë, të cilët e kanë veshur me ar dhe diamante. Vlera e tij është plot një milion euro. Në fakt, është realizuar me ar 18 karatësh, 2484 diamante të zinj dhe 6263 diamante të bardhë për një total prej 200,84 karatësh dhe të kujton dizajnon e një prej topave më të njohur të ADIDAS-it. Një gjë është e sigurt: ai top nuk është bërë për të luajtur, por vetëm për t‘u ekspozuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›