E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Tiranë, me fotografitë dokumentuese të Stefan Koppelkamm

Në kuadrin e aktiviteteve të Teorit gjerman është çelur dje në ambientet e ambasadës gjermane në Tiranë ekspozita fotografike e

Stefan Koppelkamm. Ajo vjen si një udhëtim në të shkuarën, si një dokumentim i ndryshimeve në Gjermaninë Lindore prej vitit 1990.

Stefan Koppelkamm gjatë një udhëtimi në vitin 1990 në Gjermaninë Lindore - pas rënies së Murit të Berlinit dhe para ribashkimit të Gjermanisë, i lindi dëshira të fiksonte atë situatë me anë të fotografisë. Atëkohë mendoi se gjithçka do të ndryshonte shumë shpejt. Shtëpitë, rrugët, sheshet të cilat ai fotografoi kryesisht në Dresden, Laipcig, Gërlic, Citau dhe Kemnic përcjellin në mënyrë të shumëfishtë idenë se ç‘pamje mund të kishte pasur Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore dhe të krijojnë përshtypjen se koha kishte mbetur në vend. Dhjetë - dymbëdhjetë vjet më vonë fotografi shkoi edhe një herë në të njëjtat vende dhe fotografoi për herë të dytë nga e njëjta pikë. Çiftet e krijuara të fotografive dokumentojnë ndryshimet rrënjësore, të cilat kishin ndodhur ndërkohë në shumë prej vendeve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›