Morati: Murinjo-Ferrara?
Polemika Murinjo Ferrara ka përfshirë edhe presidentin e Interit Masimo Morati, i cili preferon të zbusë situatën. "Mendoj se ju (gazetarëve) kjo ju shkon për shtat. Në fund të fundit, futboll është edhe ky, njerëzit e dëshirojnë një gjë të tillë. Të gjithë ne i ndjekim këto gjëra, prandaj nuk ka asgjë të keqe". Më pas numri një i zikaltërve ka folur edhe në lidhje me ecurinë e skuadrës: "Reflektimi është i mirë, në sensin që gjëja kryesore është se kemi shpirtin e skuadrës dhe dëshirën për të fituar. Kemi kualitet", tha presidenti, i cili ka mbetur disi i çuditur nga mënyra e të festuarit prej Murinjos: "Po, e çuditshme. E rëndësishme është ai që fiton".