E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Onufri ‘09" çelet në dhjetor

Edicioni XVI i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore "Onufri 2009" do të hapet më 24 dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Konkursi do të qëndrojë i hapur deri më 4 shkurt të vitit të ardhshëm. Këtë vit, organizatorët kanë menduar që drejtimin kuratorial të edicionit XVI "Onufri ‘09", t‘ia besojë poetit dhe piktorit Pardi Teferiçi, duke e cilësuar atë si një njohës dhe ndjekës të vëmendshëm të zhvillimeve të artit.

Ka botuar tre libra me poezi, "Molla e detyrueshme" (1993), "Bërë me largësi" (1996) dhe "Meqenëse sytë" (2003). I pranishëm në disa antologji të letërsisë shqipe të botuara në USA, Gjermani, Francë dhe Greqi. Si piktor ka hapur katër ekspozita vetjake në Ferrara e Venezia të Italisë, si edhe ka qenë i pranishëm në disa ekspozita kolektive. Çmimi "Onufri" do të gjykohet nga një juri ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›