E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan fiton me Atalanten, ndalet Interi

Milani thyen tabune me Atalanten dhe arrin te fitoje 1-0. Pas nje pjese te pare pa gola, ne fillimin e se dytes kuqezinjte serish gjenden ne veshtiresi duke u mbrojtur vetem me pozicionet jashte loje artificial dhe duke ruajtur momentin e volitshem per te ndeshkuar me kundersulm.

Ka qene minuta e 75-te e takimit ku Borielo fillon nje aksion perfekt, duke duke i lene finalizimin Kakase i cili nuk beson.

Me pas Atalanta ishte e pafuqishme per te reaguar. Keto tre pike ishin mjaft te favorshme per Milanin i cili tashme ka dy ndeshje ne “San Siro” me Sienen dhe Napolin.

Nderkohe Interi i cili nje jave me pare kryesonte i vetem eshte ndaluar ne fushen e tij nga Xhenoa. Edhe pse dukeshin favorit ne leter, zikaltrit me rastet e krijuara nuk kane mundur te shenojne.

Xhenoa ka rrezikuar ne disa raste porten e Interit e cila fale merites se Hulio Sezarit mbeti e paprekur. Ne pjesen e dyte Xhenoa mbetet me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Krishitos, por serish Interi nuk ia ka dale te shenoje me gjithe perpjekjet e Ibrahimovic.

Tashme zikaltrit ndajne kryesimin e “Serise A” me Napolin dhe Udinezen me nga 17 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›