Vllaznia i largohet kreut, ngjitet Besa

Qe prej minutes se 42-te te pjeses se pare, shkodranet jane detyruar te luajne me 10 lojtare pas ndeshkimit te Licit me karton te kuq.
Bylisi ka lene fundit e tabeles pas fitores me Apolonine e Fierit 1-0. Goli per vendasit eshte shenuar qe ne minuten e 2-te te takimit nga Bakiu.
Pas javes se 8-te te Superliges kreun e tabeles e mban Tirana me 18 pike, duke lene pas Dinamon me 14 dhe Besen po me 14 pike.
Shkumbini mban vendin e katert te tabeles me 12 pike. Me te njejtin numer pikesh jane edhe Teuta, Elbasani e Vllaznia.
Flamurtari i Vlores mban vendin e 8-te ne kampionat me 10 pike, Apolonia ndodhet ne vendin e 9-te me tete pike me te njejtin numer pikesh me Bylisin. Ne vend te fundit te tabeles ndodhen Lushnja me 6 dhe Partizani me 5 pike.