Lojerat Olimpike 2016 Rio de Janeiro zbulon logon

Rio de Janeiro zbulon logon për Lojrat Olimpike të 2016, pak përpara shout të famshëm me fishekzjarre të Copacabanas. Autoritetet më të rëndësishme sportive kanë ndjekur prezantimin e logos në plazhin brazilian. Simboli i ri olimpik është projektuar në një ekran gjigant, kur afërsisht 2 milionë persona të veshur tradicionalisht me të bardha, ishin mbledhur për të ndjekur ceremoninë.
Logo, në një formë tre-dimensionale, është përzgjedhur në shtator nga organizatorët e Rios, që kishin kontaktuar 139 agjensi kombëtare për të zgjedhur dizajnin fitues. Sipas tyre logo është inspiruar nga bukuritë e Rios – ka formën e Sugarloaf mountains dhe thekson fjalën "Rio". Qyteti brazilian do të përdorë natyrën e tij për disa kompeticione, si volejbollin e plazhit apo garat me kanoa. Në një konferencë për shtyp në Copacabana, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacque Rogge, ka komplimentuar për zgjedhjen e logos dhe thotë se ajo ka shumë nga Rio brenda saj.
"mendoj se është shumë estetike, mjaft inovative dhe krijuese. Më pëlqen shumë. Mund të shohësh shumë gjëra në të - Rion, plazhin e Copacabanas, malet, detin, dhe diellin … dhe ajo që më tërhoqi më shumë është se ishte një dizajn i lehtë," përfundoi ai. Rio u përzgjodh qyteti fitues për Lojtrat e Vitit 2016, duke mundur Madridin, Tokyon dhe Chicagon, dhe do të jetë qyteti i parë Amerikano jugor që mirëpret lojrat.
Eno Skarço