Ronaldinjo drejt rikthimit ne atdhe

Me afrimin e Kasanos, hapësira për Ronaldinjon tek Milani u ngushtua akoma më shumë. Pas kësaj lëvizjeje mediat hodhën disa hipoteza për lëvizje e brazilianët në një skuadër tjetër brenda Serisë A.
Por për shtypin brazilin, fantazisti këtë vit do të rikthehet të luajë në atdhe. Shtypi sportiv vendas shkruan se në duel për Dinjon janë dy skuadra, Flamengo dhe Gremio. Të njëjtat burime shkruajnë se futbollisti ka shumë mundësi që pas Milanit të veshë fanelën e Flamengos pasi ky klub në orët e fundit ka ofruar më shumë se sa rivalët e Gremios, plot 8 milion euro.
Aktualisht Ronaldinjo ndodhet në Rio bashkë me të vëllain manaxher ku pritet të takohet me Galianin për të marrë divorcin me kuqezinjtë.