Shtyhen ndeshjet e Kupës
Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 19:46
Komisioni i Garave i Superligës se Kosovës ne futboll, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka vendosur që ndeshjet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës, të parapara që të zhvillohen në fundjavë, të shtyhen për 16 mars për shkak të motit të ligë që po mbretëron në vend.
Shumica e fushave në vendin tonë nuk i plotësojnë kushtet për të luajtur, mirëpo Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur t’i licencojë ato ‘hatri i futbollit’.