Berisha prezanton deputetët në Durrës: Në 22 vjet, PS asnjë kontribut për integrimin e vendit
Pas çeljes zyrtare të fushatës elektorale në kryeqytet, Partia Demokratike prezantoi sot në Durrës kandidatët për deputetë në këtë qark. Kreu i mazhorancës, Sali Berisha, ndërsa ka prezantuar skuadrën e tij para qindra e mijërave qyterëve të mbledhur në sheshin Taulantia , i vlerësoi ata si uraganin e fitores së 23 qershorit në këtë qark dhe mbarë vendin.
Procesi i integrimit dhe punësimi i shqiptarëve ka qenë kryefjalë e Kryeministrit, ndërsa ka akuzuar Partinë Socialiste dhe liderin e saj se në 22 vite demokraci nuk kanë asnjë kontribut në proceset integruese të Shqipërisë. Nga Durrësi, Kryeministri është zotuar se qeveria e tij pas heqjes së vizave me Europën, përmes reformave do të heqë vizat edhe me SHBA.
Për çdo shqiptar asgjë sështë më jetike se integrimi ynë në Europë. Durrësi është dëshmitari, gardiani i vokacionit perëndimor shqiptar, në këtë port kanë vërshuar flukset e kombit drejt vendeve të zhvilluara. Të vish këtu në ditën e Europës pasi ke bllokuar për ditë me radhë dhe të betohesh për Europën ose është Natradin ose hipokrit i pa shpresë. Me histori duhet të merremi vetëm aq sa n duhet për të parë më mirë përpara. Si ka mundësi 22 vjet me radhë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit të lidhen vetëm me emrin e PD. Ne nuk kemi qenë 22 vjet në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën, por kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit. Si ka mundësi që kjo parti në 20 vite nuk ka qoftë një firmë të vetme drejt botës perëndimore. Të vish në Durrës dhe të betohesh për Europën në një kohë kur në Tiranë bllokon votimin e tre ligjeve është hipokrizi. Ata janë alternativa e trillimit, ndaj dhe ne të ecim përpara. Me reforma të thella hoqëm vizat për Europën, me reforma të thella do heqim vizat me SHBA dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne na besojnë, jemi seriozë, u besojnë idealeve dhe punës suaj. Asgjë sdo të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, punësimit dhe mirëqënies tha Berisha.